Zaev në Kuvend: të bashkohemi, që flamuri i Maqedonisë të valojë në Bruksel (VIDEO)

“Të gjithë të jemi të bashkuar, që flamuri i Maqedonisë të valojë në Bruksel”, kështu ka deklaruar ndër të tjerash, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë, ku pritet të ratifikohet marrëveshja e emrit me Greqinë, raporton Portalb.mk.

Zaev gjithashtu ka deklaruar se edhe pas ratifikimit, vendimin për marrëveshjen do ta sjellin qytetarët e Maqedonisë.

“Me këtë vendim jo vetëm se fitojmë një mik, partner strategjik, jo vetëm që e garantojmë stabilitetin dhe sigurinë, por realizojmë edhe aspiratën shekullore të paraardhësve tanë, që përfundimisht të pranohet në botë, shtet që do të pranohet, në të cilën flasin gjuhën maqedonase, e pranuar në tërë botën. Për këtë çështje të rëndësishme, qytetarët e Maqedonisë do të sjellin vendim, se çfarë ardhmërie synojnë”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev gjithashtu tha se gjuha është “identitet i yni”, duke e cituar akademikun maqedonas, Bllazhe Konevski.

“Nënshkrimi i marrëveshjes në Prespë, mbron identitetin maqedonas për shekull dhe shekuj”, tha Zaev.

Me 69 “për”, Kuvendi i Maqedonisë e ratifikoi marrëveshjen e emrit me Greqinë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button