Me 69 “për”, Kuvendi i Maqedonisë e ratifikoi marrëveshjen e emrit me Greqinë (VIDEO)

13:18 – Me 69 vota “për”, asnjë “kundër” dhe “përmbajtur”, në Kuvendin e Maqedonisë u ratifikua marrëveshja e emrit me Greqinë, raporton Portalb.mk.

Para se të rafikohet marrëveshja, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev njoftoi se NATO e ka vendosur në rend dite pikën për ftesën për anëtarësim të Maqedonisë.

“NATO e ka vendosur në rend dite pikën për ftesën për anëtarësim të Maqedonisë. Këtë lajm të gëzueshëm e mora pak minuta më parë, më lejoni ta ndajë me ju”, tha Zaev.

Në fillim të seancës, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka sqaruar, se pas ratifikimit, vendim të rëndësishëm në proces, kanë qytetarët në referendum, dhe ka bërë thirrje: “të bashkohemi, që flamuri i Maqedonisë të valojë në Bruksel”.

Ratifikimi i marrëveshjes së emrit me Greqinë, në seancë plenare, vjen pasi që i njëjti dje mori dritë jeshile në komisionet kuvendore, pas nënshkrimit të saj, në Prespë të dielën.

Pas miratimit, Maqedonia duhet ta njoftojë Greqinë, se marrëveshja është ratifikuar, që kjo e fundit të njoftojë NATO-n dhe Bashkimin Evropian, se pengesa e emrit, është tejkaluar.

Video nga momenti i votimit:

Video nga fjalimet e deputetëve:

Propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë, është zhvilluar me procedurë të shkurtuar, kjo sipas ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov – propozues i ligjit, pasi që nuk duhet të humbasin ditë, sepse të martën, në Samitin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit Evropian, duhet të njoftohet se vërejtjet e BE-së ndaj Maqedonisë, janë mënjanuar.

“Ne e bëmë propozim-ligjin për ratifikim të marrëveshjes, me procedurë të shkurtuar, për shkak se ditët janë në pyetje. Të martën kemi mbledhjen e ministrave të punëve të jashtme të Këshillit të Evropës, dhe deri atëherë është e rëndësishme që të ratifikohet marrëveshja, sepse në këtë formë do të largohen vërejtjet”, tha Dimitrov gjatë prezantimit të propozim – ligjit në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane, me çka sqaroi se marrëveshja “është kompromis”.

Vendosja e flamurit evropian në propozim ligj, shkuarja e tij në Komisionin për Çështje Evropiane, dhe jo në atë për Politikë të Jashtme, dhe miratimi i tij me procedurë të shkurtuar, ka bërë që opozitarja maqedonase, VMRO-DPMNE të bojkotojë seancën plenare ku u votua nevoja për ratifikim të marrëveshjes dhe të komisioneve kuvendare.

Ndryshe nga opozitarja maqedonase, ky propozim ligj nga opozitaret shqiptare në Maqedoni, BESA dhe Aleanca Shqiptare ka marrë mbështetje.

Ivanov, nuk ka ndërruar mendje

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov që në ditën kur mori marrëveshjen, ka njoftuar se nuk do ta nënshkruajë, pasi që sipas tij, nuk ka qenë pjesë e procesit të përpilimit, dhe e njëjta parasheh ndryshim të Kushtetutës së Maqedonisë dhe identitetit maqedonas.

Mosdekretimi i ligjit për ratifikim të marrëveshjes së emrit me Greqinë, do ta pengojë të njëjtën, megjithatë, nga grupi parlamentar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë – në pushtet, shprehen optimist se i njëjti do të ndërrojë mendje.

“Ne presim që presidenti Ivanov të ndërrojë mendje, sepse kjo marrëveshje nuk ndërron identitetin maqedonas, dhe është në dobi të shtetit”, tha koordinator i Grupit parlamentar, Tomisllav Tuntev.

Propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë, erdhi pas marrëveshjes që u nënshkruajt më 17 qershor të 2018-s, në Prespë, nga ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Koxias dhe Nikolla Dimitrov, në shoqërim të kryeministrave të të dy shteteve, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev. Gjatë nënshkrimit, të pranishëm në ngjarje kanë qenë edhe pjesëtarët e Bashkimit Evropian, Johanes Han dhe Federika Mogerini.

http://portalb.mk/535380-dje-ratifikimi-i-marreveshjes-me-greqine-mori-drite-jeshile-ne-komisione-sot-ne-seance-plenare-video/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button