“Vendimi i SHBA-ve është zhgënjim”

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein, tha se vendimi i SHBA-ve për t’u tërhequr nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut është një “zhgënjim”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Al Hussein në një deklaratë nga rrjeti social në lidhje me çështjen në fjalë tha se, “Nëse merret parasysh gjendja e të drejtave të njeriut sot në botë, SHBA-të në vend se të bëjnë hap prapa duhet të ecin drejt së ardhmes”.

Ai tha se vendimi i SHBA-ve për t’u tërhequr nga Këshili i OKB-së për të Drejtat e Njeriut “nuk është e habitshme”. Al Hussein këtë hap e vlerësoi si një “zhgënjim”.

Ndërsa kryetari i Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Vojislav Shuc në një deklaratë me shkrim tha se në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së duhet të shqyrtohet vendimi për plotësimin e vendit të zbrazët me tërheqjen e SHBA-ve nga Këshilli.

Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, ka njoftuar se vendi i saj është tërhequr nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Ajo theksoi se “ky këshill nuk është i denjë për emrin”.

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut pritet të mblidhet më 2 korrik për të diskutuar mbi çështjen palestinezo-izraelite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button