Izraeli sulmon objektivat e Hamasit në Gaza

Ushtria e Izraelit ka kryer sulme ndaj 25 objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, Avichay Adraee, në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetin social Twitter është shprehur se avionët luftarakë të Izraelit, si përgjigje ndaj sulmeve me raketa në anën e Izraelit, ka kryer sulm ndaj 25 objektivave të Hamasit, në mesin e të cilëve ndodhet edhe një pikë nëntokësore e trajnimit.

“Hamasi mbrëmë ka kryer një sulm të rrezikshëm me raketë, i cili si objektiv ka marrë frontin e brendshëm në Izrael. Hamasi i cili çon Gazën dhe popullin e saj në tensione, vlerësohet si përgjegjës të çdo gjëje që po përjetohet në Gaza”, tha Adraee.

Ushtria Izraelite po ashtu ka bërë të ditur se ka goditur tre objektiva të Hamasit si përgjigje ndaj “balonave të zjarrit”, të cilat pretendohen se mbajnë substanca të djegshme dhe se ato po dërgohen nga ana e Gazës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP