Rasti “Tenderët”: Për shkak mungesës së avokatëve edhe sot nuk u gjykua ish-ministrja Milevska

Për shkak mungesës së mbrojtësve të së akuzuarve, sot në Gjykatën Penale nuk është mbajtur seanca e lëndës së Prokurorisë Speciale Publike, “Tenderët”, ku e akuzuar e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançevska-Milevska, transmeton Portalb.mk.

Gjykatësi Osman Shabani i njoftoi të akuzuarit se Gjykata ka marrë letër nga avokatët Elenko Milanov dhe Sasho Dukovski se janë penguar të marrin pjesë në gjykim sepse janë avokatët e vetëm të të disa të akuzuarve në rastin e njohur “Ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”. Gjykatësi Shabani u ka rikujtuar mbrojtësve se nëse në të ardhmen kërkojnë shtyrje do të sanksionohen dhe u ka thënë të gjejnë zëvendësues.

Sipas Kodit Penal, nëse një lëndë nuk ka filluar me gjykim dhe nëse nga një deri në seancën e radhës kalojnë 90 ditë, duhet të fillojë prej fillimit, gjegjësisht me prezantimin e materialeve dëshmi.

Lënda “Tenderët” e PSP-së ka të bëjë me furnizime të cilat lidhen me ndërtimin e Muzeut të VMRO-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button