Me tullë betoni vrau fqinjën

Mbrëmë vonë në fshatin Smolare të Strumicës ndodhi incident në të cilin një person humbi jetën.

Pasi që 35-vjeçarja M.S vërejti se si 76-vjeçarja Vera C, nga fshati i njëjtë me të cilën ka pasur marrëdhënie të këqija, hyri në shtëpinë e fqinjës së saj, 91-vjeçares D.N, mori një send të metalt dhe dhunshëm hyri në shtëpi, pas çka me sendin e metalt dhe me tullë betoni goditi Vera C. në kokë duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Pas kësaj, M.S fizikisht sulmoi edhe D.N duke i shkaktuar lëndime trupore. Është bërë hetim në vendin e ngjarjes, trupi i kufomës është dorëzuar për obduksion, ndërsa janë duke marrë masa për pastrimin e plotë të rastit, pas çka kundër M.S do të parashtrohet kallëzim përkatës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button