4 mënyrat e gabuara për të kërkuar një rritje rroge!

Të kërkosh rritje rroge është një detyrë që na bën të gjithëve të përpëlitemi nëpër vendet tona. Ashtu siç është e drejta çdokujt të kërkojë më shumë vlerësim monetar për punën që bën, ashtu edhe duhet patur kujdes në mënyrën se si duhet ta kërkojmë rritjne e rrogës. Që të jemi më të qartë po ju listojmë 4 gabimet që shumë prej nesh bëjmë në momentin kur trokasim në zyrën e shefit, për t’i kërkuar një rishikim të pagës, shkruan Bordo.al. 

A woman in formal clothes is going up to the stairs which are made of golden coins. A sketch of New York on background. A red arrow duplicate the movement of the lady.

U bënë vite qëkur mora një rritje rroge!

Kurrë mos e hapni bisedën me këtë rresht pasi gjërat mund të shkojnë keq. Theksoni vlerat që ju i sillni kompanisë. Tregoni kontributet tuaja materiale  që keni dhënë dhe se çfarë planifikoni dhe si do të kontribuoni në biznes për të ardhmen.

Nëse menaxheri ju thotë jo, atëherë është koha që t’i tregoni përkushtimin tuaj për të mësuar dhe për t’u përmirësuar në punë. Rrisni produktivitetin tuaj në punë pasi kështu punëdhënësi juaj ka më shumë gjasa që të shohë vlerat që ju i shtoni punës suaj dhe të pranojë t’ju japë një rritje rroge.

E di që jeni me nxitim por….!

Si çdo gjë në jetë koha është shumë e rëndësishme. Të kërkosh një rritje rroge nuk do të ndodhë vetëm gjatë një bisede të vetme. Sugjerohet që të caktosh një takim me menaxherin tënd dhe t’i shtrosh provat të cilat mbështesin kërkesën tënde duke caktuar një plan veprimi sëbashku që kjo të realizohet rreth një periudhe të caktuar kohe: për shembull, një periudhë kohore 6 mujore.

Nëse menaxheri juaj thotë jo përsëri: ‘Mos lejoni frikën ndaj refuzimit të mëtejshëm t’ju ndalojë të bëni atë që është e drejtë dhe të kërkoni të drejtën tuaj, në kohën e duhur.Duke i provuar pronarit tënd se ti ke investuar në biznes, je përkushtuar ndaj suksesit të skuadrës tënde dhe je fokusuar në nevojat e tyre së pari dhe më së shumti atëherë jeni duke krijuar bazat e një për një rritje rroge të konsideruar seriozisht.

Kolegu im fiton më shumë se unë!

Sigurisht që është e rëndësishme që t’i dalësh ballë vetvetes nëse ndjen se nuk po paguhesh aq sa duhet mos diskutoni mbi pagat e punonjësve të tjerë. Paga e barabartë në punë mund të duket si dita me natën por ka edhe faktorë të jashtëm e shumë të  rëndësishëm që ndikojnë si eksperiencat e mëparshme, vendndodhja gjeografike ose koha e udhëtimit përkundrejt punësimit të brendshëm mund të ndikojë mbi pagat. Mos u sillni si fëmijë dhe të thoni “kjo nuk është e drejtë” por përgjigjjuni pyetjes “pse kompania duhet të investojë më shumë te ju’?

Nëse menaxheri juaj përsëri thotë jo: kërko feedback sesi mund të kontribuoni më shumë  dhe të rrisni vlerat tuaja në biznes. Nëse punëdhënësi juaj nuk mund t’ju paguajë më shumë konsideroni benefite të tjera si për shëmbull, orare më fleksibël apo ditë shtesë pushimi.

Po blej një shtëpi dhe kam nevojë për një rritje rroge!

Fatkeqësisht, ndryshimet në jetën personale nuk e justifikojnë një rritje rroge. Ndodhitë e jetës personale nuk janë një argument i vlefshëm. Në vend që të kapeni pas çështjeve personale bisedoni rreth performancës suaj dhe vlerës që ju i shtoni biznesit.

Nëse menaxheri thotë përsëri jo: Jini realist mbi pritshmëritë tuaja. Ekziston një limit që punëdhënësit janë të gatshëm të paguajnë për një pozicion të caktuar. Bëni kërkime. Bisedoni me njerëz të cilët janë të aftë të t’ju japing një informacion të saktë për pagën që ju dëshironi të keni bazuar me eksperiencës tuaj.

Burimi/ Dailymail

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button