BE përgatitet të grumbullojë refugjatët në qendrat jashtë territorit të saj

Mësohet se liderët e Bashkimit Evropian (BE) në samitin që do të mbahet javën e ardhshme në Bruksel do të mbështesin grumbullimin e refugjatëve në qendrat jashtë Unionit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në shtyp ka rrjedhur drafti i deklaratës përfundimtare të Samitit të Liderëve i cili do të tubojë më 28-29 qershor në Bruksel krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Unionit.

Në draftin e deklaratës përfundimtare thuhet se “Këshilli i BE-së në bashkëpunim me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin mbështet grumbullimin e refugjatëve të gjetur dhe të shpëtuar në det në qendrat rajonale të evakuimit”.

Në deklaratë bëhet e ditur se në këto qendra do të bëhet më shpejtë ndarja mes emigrantëve ekonomikë dhe refugjatëve që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. Më tej mbrohet ideja se kjo praktikë do të jetë një faktor pengesë i rëndësishëm për të shmangur udhëtimet e rrezikshme të refugjatëve.

– Modeli i migracionit australian

Ideja e krijimit të këtyre “qendrave grumbulluese” për të zgjidhur krizën e refugjatëve në BE u parashtrua fillimisht në vitin 2016 nga kryeministri hungarez Viktor Orban, i njohur për qëndrimin e tij kundër refugjatëve. Kjo ide kohën e fundit është mbështetur hapur nga Austria dhe Danimarka.

Nga ana tjetër, rikujtohet se Australia që në vitin 2013 ka ndjekur një praktikë ku refugjatët e paligjshëm të ardhur në ujërat territoriale ose në vend i dërgon në qendrat e grumbullimit për refugjatët që ndodhen në Nauru dhe Papua Guinenë e Re.

Drafti i deklaratës përfundimtare tregon se edhe liderët e BE-së po përparojnë gjithashtu drejt rrugës për të përqafuar “modelin e migracionit” të shumë debatueshëm të Australisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button