Koxias: Nuk e nënshkruam marrëveshjen, që të marrim diçka në këmbim

Nënshkruam marrëveshje ndërkombëtare dhe i morëm parasysh interesat tona dhe të tyre, duhet të jetojmë në paqe, thotë shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias, duke e komentuar marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, në intervistë për televizionin grek “Antena”.

Në lidhje me informacionet dhe pohimet e ish-deputetit të Grekëve të Pavarur, Dhimitris Kamenos se me marrëveshjen Greqia në këmbim ka marrë lehtësime ekonomike, Nikos Koxias kategorikisht e mohon këtë.

“Nuk kemi dhënë asgjë që të marrim diçka në këmbim, arritëm marrëveshjen më të mirë”, thotë ministri grek i Punëve të Jashtme.

Siç lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina, pas publikimit të marrëveshjes, në Greqi, nuk pushojnë reagimet negative, në lidhje me përfshirjen e termit “maqedonas” për gjuhën dhe shtetësinë. Nikos Koxias, në lidhje me gjuhën përsëriti se kjo është pranuar që nga viti 1977 në KB, ndërsa për vetëvendosjen tha se ajo është e drejtë të cilën askush askujt nuk mund t’ia marrë.

“Në lidhje me çështjen Maqedonia dhe maqedonasit, kjo është ajo të cilën në bisedimet, e vendosën si temë kryesore për të cilën nuk negociojnë, që ta ruajnë vetëvendosjen e tyre. Ndërsa çështje kryesore dhe më rëndë në bisedime, është që t’ua japësh. Sepse, nëse nuk ua jep, e mohon të drejtën më të lartë të pranuar nga KB dhe të drejtën ndërkombëtare për vetëvendosje, gjegjësisht të drejtën të quhen ashtu si ata dëshirojnë. Nëse e bënim këtë, nuk do të kishte marrëveshje”, tha Koxias.

Duke i komentuar reagimet në Greqi, ai tha se shumica e popullit e kupton se Qeveria greke “nuk shkaktoi, por zgjidhi problem”, njëjtë si kur “dikush që është shumë i dashuruar dhe përgatitet për martesë dhe vdes nëse nuk martohet, por pyetet se a është kjo e drejtë”.

Për anketën e fundit sipas së cilës shtatë prej dhjetë grekëve janë kundër marrëveshjes dhe përfshirjes së termit Maqedoni në emrin, Koxias thotë se 47 për qind përkundër 44 për qind të qytetarëve pajtohen me qeverinë sipas hulumtimeve aktuale.

Shefi i diplomacisë greke shfaqi shpresë se marrëveshja do të ratifikohet në parlamentin grek edhe krahas mosmarrëveshjeve të partnerit të koalicionit në qeveri, se megjithatë do të mbështetet jo nga Grekët e Pavarur, por nga deputetët e partive opozitare.

Në pyetjen se pse edhe në Greqi nuk do të mbahet referendum, Koxias tha se ata nuk e ndryshojnë Kushtetutën ose emrin që të vendos populli.

Nikos Koxias në intervistë e komentoi marrëveshjen, se sa është dhe në cilat pjesë i dobishëm për Greqinë, por edhe për stabilitetin në rajon dhe përsëri dërgoi kritika deri te Demokracia e Re opozitare për pozicionet të cilat partia i kishte derisa zhvilloheshin bisedime kur ishin në pushtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button