Tërmet në Turqi, 60 të lënduar

Gjashtëdhjetë njerëz janë lënduar gjatë tërmetit të fuqishëm me fuqi prej 6.1 ballë sipas shkallës së Rihterit i cili mbrëmë goditi pjesën jugperëndimore të Turqisë në afërsi të pushimores mesdhetare Mugla.

Shumica e të lënduarve janë me thyerje të cilat i morën kur në panik kërcyen nga ballkonet pasi ndjenë tërmetin.

Pjesa më e madhe janë hospitalizuar për shkak të problemeve kardiovaskulare, ndërsa disa kanë pasur sulme në zemër nga panika. Seizmologët nuk përjashtojnë mundësinë për një tërmet të fuqishëm.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 19.6 kilometra në Detin Mesdhetar dhe është ndjerë edhe në pushimoren e Antalisë dhe në ishullin Rodos. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button