Australi, gjykata gjobit “Apple”-n me 6.5 milionë dollarë

 Një gjykatë në Australi ka dënuar me gjobë gjigantin e teknologjisë “Apple” me 6.5 milionë dollarë për mos pranimin e riparimit të iPhone-ve dhe iPad-ëve të riparuara jashtë serviseve të autorizuara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një lajm të BBC-së thuhet se gjykata ka vendosur që kompania “Apple” të paguajë 6.5 milionë dollarë gjobë për refuzim të riparimit të iPhone-ve dhe iPad-ëve të riparuara më parë nga shërbimet tjera përveç atyre të autorizuara nga “Apple”.

Të paktën 275 përdorues të “Apple”-s, të cilët më parë kanë riparuar pajisjet e tyre në një vend tjetër, ishin ankuar në lidhje me rastin.

Ligjet e Australisë nuk lejojnë politikën e kompanisë për “refuzimin e riparimit të pajisjeve të cilat janë riparuar në ndonjë vend tjetër përveç shërbimit të autorizuar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button