LSDM: Marrëveshja me Greqinë akt patriotik, VMRO-DPMNE të hapë faqe të re (VIDEO)

Marrëveshja për Greqinë e garanton identitetin, sigurinë dhe stabilitetin, deklaroi koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Tomisllav Tuntev në konferencë për shtyp në Kuvend, njofton Portalb.mk.

“Marrëveshja për të cilën duhet të deklarohemi është akt i lartë patriotik. Kjo marrëveshje e garanton identitetin. Shumë gjatë kemi qenë të izoluar pa prosperitet dhe ardhmëri për fëmijët tanë. Këto janë kohëra të reja të prosperitetit. Përfitimi jonë nga marrëveshja është siguria dhe stabiliteti. Nënshkrimi është vetëm hapi i parë. Pastaj duhet të bëhet ratifikimi, i cili do të sigurojë ftesë për anëtarësim në NATO dhe datë për fillim të bisedimeve me BE-në. Sigurojmë mundësi për qytetarët që në referendum të vendosin për ardhmërinë e tyre, atë e meriton ky popull”, deklaroi Tuntev.

Në lidhje me bojkotin në Kuvendin që e ka paralajmëruar VMRO-DPMNE për marrëveshjen, Tuntev tha se partia  opozitare duhet që fillimisht të pastrojë me krimin nga radhët e tyre dhe të marrin pjesë në ardhmërinë evropiane të Maqedonisë. Ai porositi se VMRO-DPMNE duhet të hapë faqe të re.

“Opozita sot e keqpërdori foltoren që të plasojë gënjeshtra dhe manipulime. Shpresoj se VMRO-DPMNE do të kthehet pas konsultimeve”, tha Tuntev dhe shtoi se ratifikim të marrëveshjeve me flamur evropian ka pasur edhe më herët me shtetet tjera, në mesin e të cilave e theksoi atë me Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Gjermaninë.

Tuntev e ka komentuar edhe rezistencën e presidentit Ivanov, duke theksuar se shpreson që Ivanov do ta respektojë Kushtetutën.

http://portalb.mk/535380-marreveshja-per-emrin-ratifikimi-ne-kuvendin-e-maqedonise-mund-te-behet-sot/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button