Marrëveshja Maqedoni-Greqi, Ferid Muhiq: Tani votova kundër, për ratifikimin do të shohim

Deputeti i shumicës parlamentare, Ferid Muhiq, sot ka votuar kundër propozim – ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë që i njëjti të miratohet me procedurë të shkurtuar, njofton Portalb.mk.

Në një deklaratë për “NOVATV”, Muhiq konfirmoi se ka votuar “kundër”.

“Unë jam kundër Marrëveshjes dhe këtë qëndrim e kam tanimë 27 vjet. Për atë votova kundër”, deklaroi Muhiq.

Në pyetjen nëse do të votojë kundër ratifikimit të Marrëveshjes, ai tha “do të shohim”.

Që Marrëveshja të miratohet me procedurë të shkurtuar, kanë votuar 69 deputetë “për” dhe 40 “kundër”. Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së e kanë lëshuar seancën.

http://portalb.mk/535380-marreveshja-per-emrin-ratifikimi-ne-kuvendin-e-maqedonise-mund-te-behet-sot/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button