Jeton shumë afër aeroportit, zhurma e aeroplanëve nuk e pengon aspak (Foto)

Pronari i një shtëpie që i shikon aeroplanët nga dritarja, teksa ngrihen dhe aterrojnë, nuk e ka aspak problem zhurmën e tyre.

Harri Patel është bërë fqinji më i afërt i Heathrow Aeroport të Londrës, para 23 vitesh, kur së bashku me gruan, vendosën ta ndërrojnë shtëpinë e vogël me një më të madhe, transmeton Telegrafi.

Burri 63-vjeçar thotë se nuk i ka bezdi “fqinjët” e zhurmshëm, që nganjëherë shkaktojnë edhe dridhje të lehta.

Patel para shtëpisë së tij

Të mësuar me zhurmën janë edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët, që kanë dhoma të ndara dhe hapësirë të bollshme banimi.

“Fëmijët kënaqen në oborr, ata pushimin e kalojnë duke e shikuar trafikun e aeroplanëve në qiell”, ka thënë Patel për fëmijët e tij tetë dhe gjashtëvjeçar.

Një nga aeroplanët duke i kaluar mbi shtëpi

Megjithatë, shtëpia e tyre është e izoluar dhe dritaret moderne e ndalojnë zhurmën në masë të madhe, teksa ata mund t’i shohin prej dhomave aeroplanët që lëvizin nëpër pistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button