OEMVP reagon për vjedhjet në marketet në Shkup dhe Tetovë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore shpreh shqetësim të thellë në lidhje me situatën e sigurisë vend, veçanërisht në rajonin e Shkupit dhe Pollogut që ndërlidhet me zhvillimet e fundit ku disa pika shitjeje, respektivisht markete që ndodhen në vendbanime në Shkup e Tetovë janë pre e vjedhësve që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Gjithashtu, theksojmë që qetësia dhe siguria e jetës së qytetarëve, si dhe ruajtja e rendit dhe qetësisë publike, janë një nga prioritet dhe kushtet themelore e më të rëndësishme të cilat duhet të garantohen nga ana e shtetit dhe institucioneve shtetërore.

“Për atë arsye, kërkojmë prej institucioneve përgjegjëse për mbajtjen e rendit civil dhe sigurisë publike të ndërmarrin hapa adekuate në kohë për zbulimin e rasteve kriminale dhe vendosjen e një rrjedhe normale të punëve, ku qytetarët do të ndjehen dhe do të jenë më të sigurt në njërën anë, dhe nga ana tjetër komuniteti i biznesit do të ketë mundësi për udhëheqje dhe administrim të vazhdueshëm e të rregullt të biznesit, në kushte ku nuk do të jetë në rrezik puna e tyre e përditshme. Gjegjësisht, kërkojmë që në kohë dhe në mënyrë të përgjegjshme të ndërmerren hapa për kontrollimin dhe vendosjen e sigurisë publike e cila është e rëndësishme për biznesin. Në vijim, sugjerojmë dhe apelojmë deri tek institucionet përkatëse të ndërmarrin masa dhe veprime mbrojtëse, në përputhje me planet operative të punës, dhe gjithashtu dëshirojmë që ta shprehim gatishmërinë tonë të ndihmojmë në ndërtimin e mekanizmit institucional për të parandaluar dhe ndëshkuar çdo lloj të dhunës që rrezikon punën e anëtarëve tanë. Prandaj, këmbëngulja e kualitetit në atë proces është nevojë logjike nëse duam funksionalitet, efikasitet dhe përgjegjësi institucionale. OEMVP vlerëson se kjo është për interesat e përbashkëta, në radhë të parë në emër të qëllimeve të përbashkëta të cilat i ndajmë, e ato janë standarde të larta në korniza të trendeve bashkëkohore në fushën e sigurisë”, thuhet në reagim.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në interes të komunitetit të biznesit angazhohet në forcimin e bashkëpunimit me institucionet shtetërore në krijimin dhe promovimin e së drejtës për mjedis të sigurt dhe të shëndoshë të punës.

“Si çështje kyçe imponohet edhe nevoja për përpunimin objektiv të vlerësimit të rrezikut në çdo vend të punës, si dhe nevoja që kjo çështje të trajtohet me kujdesin më të madh dhe e njëjta të realizohet sipas gjendjes faktike e jo sipas sistematizimit në vendet e punës”, thonë nga OEMVP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button