Shekerinska: Me nënshkrimin e marrëveshjes më pak qytetarë do të ikin nga shteti

Krizat migruese duhet të ndërpresim t’i shohim si probleme momentale, me të cilat përballemi sot,  e me shpresë se do të ndalen nesër. Ato u bënë përditshmëri e jona dhe sipas të gjitha analizave, konsiderohen si  një nga fenomenet kyçe që do të ndikojë ndaj stabilitetit të botës, porositi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në hapjen e Shkollës verore ndërkombëtare të quajtur “Menaxhim në kushte  të krizës migruese”.

“Kur Maqedonia u gjet në rutë të tillë ]të refugjatëve dhe kur shpërthyen trazira në Lindjen e Afërt, por edhe kur  valës migruese i’u bashkangjitën njerëz të cilët kanë vendosur ta ndërrojnë vendin ku jetojnë për arsye ekonomike, ne pamë çka do të thotë  të ndërtoni  institucione të cilat do të përballen  me këtë krizë migruese. Si shtet u ballafaquam me sfidën,  por qartë është është se duhet t’i zhvendosim prioritetet tona drejt shkathtësive të cilat më parë nuk i kemi pasur”, theksoi Shekerinska.

Në fjalorin e krizës migruese, siç tha ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska përkujtoi kur para dy ditësh ajo me kryeministrin  dhe disa ministra tjerë në Liqenin e Prespës me barkë e cila nuk ka qenë e mbingarkuar me sukses  arritën në fshatin grek Psarades.

Sipas saj, marrëveshja është vendim i vërtetë sepse, siç tha, nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të thotë se më pak bashkëqytetarë do të ikin nga ky shtet dhe do të kërkojnë ekzistencë në vende tjera. Theksoi se kjo marrëveshje  do të thotë integritet më të madh dhe më shumë mundësi për të rinjtë në Maqedoni, por edhe se i jep mundësi rajonit  në kohën kur tërë bota konstaton se siguria sërish është kthyer si pikë e parë në rend të ditës.

Shkolla verore, sipas organizatorëve të Fakultetit Filozofik pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” nga Shkupi, ka për qëllim të ndikojë në rritjen e kapaciteteve të shkathtësive të përhershme dhe kompetencave të pjesëmarrësve në program dhe në krijimin e mekanizmave të rinj për koordinim dhe menaxhim.

Në shkollën verore marrin pjesë studentë nga Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Maqedonia, ndërsa pas përfundimit të programit dhe përpunimit të punës përfundimtare, pjesëmarrësit  do të aftësohen për mirëkuptim në proceset  e veprimit efikas në raste të situatave të krizave në kushte të krizave migruese dhe të refugjatëve.

Ditë historike, Maqedonia nënshkroi marrëveshjen për emrin me Greqinë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button