Server: Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë është hap i madh para për gjithë Ballkanin

Analisti politik Daniel Server vlerëson se marrëveshja të cilën Maqedonia e nënshkroi me Greqinë nuk është vetëm hap i madh para për të dyja vendet, por edhe për gjithë Ballkanin, njofton korrespodenti i MIA-s nga Uashingtoni.

Në deklaratë për MIA-n Server tha se nëse marrëveshja kalon edhe në dy parlamentet dhe në referendumin në Maqedoni “kjo do ta përmirësojë stabilitetin dhe do ta bëjë rajonin më atraktiv për investuesit e huaj”.

“Mbetën edhe dy çështje të rëndësishme lidhur me luftën dhe paqen e Ballkanit, ajo është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe përpjekjet që të krijohet shtet funksional në Bosnje. Ju jeni shumë afër fundit të procesit për vendosjen e paqes në rajon se sa që janë në fillim”, theksoi Server.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button