Maqedonia niset në luftë kundër lajmeve të rrejshme (VIDEO)

“Pasi Velesi në një periudhë kohore u bë sinonim i shpërndarjes së lajmeve të rrejshme, mu nga ky qytet sot dërgohen porosi se Maqedonia niset në luftën kundër lajmeve të rrejshme”, deklaroi ministri pa resor i obliguar për Komunikime, Transparencë dhe llogaridhënie në Qeverinë e Maqedonisë, në Forumin për politka publike me temë “Lufta kundër dezinformimit – Qasja e përbashkët e Qeverisë, shoqërisë civile dhe mediave drejt zgjidhjeve afatgjata”, që është mbajtur në Veles, njofton Portalb.mk.

Lajmet e rrejshme, ashtu siç theksoi Popovski, thuajse gjithmonë bartin porosi të nacionalizmit, ndarjes, konfliktit dhe urrejtjes.

“E pamë, jo vetëm këto ditë, por edhe ndër vite pas, sa dëm mund të bëjë propaganda, se ato fjalë të pavërteta shpesh nxisin dhunë të vërtetë dhe brutale, por edhe sjellje agresive. Gjatë protestave përpara Kuvendit në Shkup për marrëveshjen për emrin, por edhe në vazhdimësi në rrjetet sociale u shpërndanë lajme të rrejshme dhe shqetësuese, duke përfshirë edhe gjoja viktima të brutalitetit policor, për çka ato shfrytëzuan fotografi të vjetra të personaliteteve nga gjithandej botës, tekste dhe postime të rrejshme”, tha Popovski.

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, theksoi se ajo që ditët e kaluara mundëm të shohim dhe të lexojmë nëpër rrjetet sociale dhe portalet në Maqedoni, është edhe një konfirmim për atë se sa është serioz problemi me lajmet e rrejshme dhe se duhet me përkushtim që të punohet për t’u përballur me këtë sfidë.

“Lajmet e rrejshme në këtë rast kanë për qëllim me të manipulojnë, gjegjësisht t’i tjetërsojnë informatat. Në këtë mënyrë nxiten emocionet te qytetarët dhe manipulojnë në atë që do ta shet pala e cila është porositës i këtyre përmbajtjeve dhe lajmeve të rrejshme”, theksoi Mançevski.

Në forumin e sotëm përpara të pranishmëve foli edhe kryetari i Komunës së Velesit Ace Kocevski, i cili tha se përballja me lajmet e rrejshme duhet të bëhet në bashkëpunim mes autoriteteve të pushtetit qendror dhe atij lokal.

“Jemi të vetëdijshëm për problemin, çfarëdolloj lajmi të publikojmë për aktivitetet tona ka urrejtje të gjuhës, urrejtje, etj. Mungesa e profesionalitetit fuqishëm ndihet në rrjetet sociale, por më vjen mirë që Facebook ka vendosur rregulla më rigoroze për ata që merren me lajme të rrejshme. Patjetër duhet që pushteti qendror të bashkëpunojë me pushtetin lokal për t’u përballur siç duhet me këtë çështje”, deklaroi Kocevski.

Flakron Bexheti, ishte në cilësinë e panelistit në këtë debat, duke dhënë pikëpamjet e tij dhe të subjektit politik Aleanca për Shqiptarët, duke folur mbi dezinformatat dhe lajmet e rreme, të cilat shpeshherë shtrembërojnë edhe realitetin politik.

Zëdhënësi Bexheti, paraqiti shembuj konkret se si media të caktuara, gazetar të ndryshëm nëpërmjet portaleve dhe nëpër rrjetet sociale kanë shpërndare dezinformata në momente të caktuara, siç ka qenë rasti me Deklaratën e Përbashkët të partive Shqiptare, që disa media e quajtën Platforma e Tiranës, duke plasuar shumë dezinformata rreth përmbajtjes së asaj deklarate.

Rast tjetër Bexheti përmendi edhe për Ligjin e Gjuhës shqipe, rreth të cilit ligj u shpërndarë dezinformata të ndryshme, kinse ligji është në kundërshtim me Kushtetutën e shtetit.

Zëdhënësi Bexheti tha se këto dezinformata politike shpeshherë janë plasuar nga parti politike të cilët kanë pasur për qëllim ta pengojnë demokratizimin e shoqërisë dhe implementimin e Marrëveshjes se Ohrit. Këto dezinformata te ndryshme kulmuan me 27 Prill ku edhe u sulmua Kuvendi dhe deputetët, me ç’rast më keq e pësoi lideri i ASH-së Ziadin Sela i cili u linçua për vdekje nga protestues të dhunshëm që sulmuan Kuvendin e RM-së.

Flakron Bexheti gjithashtu theksoi se duhet përgatitur një strategji të koordinuar mes partive politike, qeverisë, mediave, sektorit civil për parandalimin e dezinformatave dhe lajmeve të rreme, duke përdor shembuj konkret se si është rregulluar kjo çështje në vendet e Bashkimit Evropian dhe të SHBA-ve.

Drejtori i Zyrës së USAID për Zhvillim të Përgjithshëm, Eduard Gonzales, përpara të pranishmëve tha se ngjarja e sotme është e rëndësishme dhe në kohë, duke e pasur parasysh temën aktuale për dezinformim, fenomen i cili në mënyrë rapide evoluon dhe ka imapakt të përgjithshëm dhe lokal.

Forumi është organizuar nga USAID, Qeveria e Maqedonisë, Komuna Veles dhe organizatat qytetare. Në mesin e organizatave qytetare ka qenë edhe “Metamorfozis”, e cila në vazhdimësi ka realizuar projekte në luftën kundër lajmeve të rrejshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button