“Komitët” nga Kuvendi zhvendosen në selinë e VMRO-DPMNE-së (VIDEO)

Ashtu siç ishte e paralajmëruar, grupi i qytetarëve “Komitë”, të cilët në vazhdimësi kanë protestuar para Kuvendit të Maqedonisë, pas arritjes së marrëveshjes së emrit, edhe sot dolën në protestë për të shprehur revoltën e tyre në lidhje me ndryshimin e emrit të shtetit, njofton Portalb.mk.

Protestuesit para se të fillojë seanca për miratimin e ligjit për marrëveshjen me Greqinë, protestuan para Kuvendit, ndërsa me largimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së nga Kuvendi, u larguan edhe ata dhe shkuan në selinë e partisë së VMRO-DPMNE-së.

Ja si është situata para Kuvendit pas largimit të protestuesve.

Ndryshe, me 69 vota “për” dhe 40 vota “kundër”, Kuvendi ka vendosur që ta miratojë vendimin që propozim-ligji për ratifikim të Marrëveshjes me Greqinë për ndërrimin e emrit të miratohet me procedurë të shkurtuar.


Ligji për Marrëveshjen me Greqinë do të miratohet me procedurë të shkurtuar

Edhe sonte u protestua para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (VIDEO)

Arrinë në dhjetë numri i policëve të lënduar në protestën para Kuvendit

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button