Lëvizja Besa nga fraksioni i Bilall Kasamit: Komuna e Tetovës me bursa t’i stimulojë nxënësit të regjistrohen në zanate

Sot dhe nesër është duke u bërë paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2018/19 për afatin e qershorit, Lëvizja Besa nga fraksioni i Bilall Kasamit nëpërmjet një njoftimi reagon në atë se duhet të shprehet më shumë interesim për regjistrim në shkollat profesionale, transmeton Portalb.mk.

“Edhe kësaj here ajo që bie në sy është interesimi më i madh për t’u regjistruar në mjekësi dhe gjimnaz, ndërsa më pak në shkollat tjera profesionale. Komuna me veprimet e veta, qartazi e ka bërë me dije se vazhdon me politikat shterpe në sektorin e arsimit, duke patur hallin e borxheve të mëdha ka anashkaluar fillimisht investimet nëpër shkolla dhe më pas i ka lënë shkollat me xhirollogari të bllokuara. Borxhet e mëdha kanë bërë që të mungojë vizioni i politikave arsimore në komunën e Tetovës. Në shkollat e mesme mungon strategjia për drejtime të reja atraktive dhe tërheqëse që do e rrisnin interesin e nxënësve dhe do të ishin në interes edhe për tregun e punës”, thuhet në njoftim.

Në reagim gjithashtu thuhet se Komuna e Tetovës duhet t’i stimulojë nxënësit që nëpërmjet bursave të zgjedhin shkolla të zanateve.

“Kjo vjen si rezultat i mos informimit të duhur të nxënësve për profesionin e ardhshëm, moskrijimin e kushteve të duhura nëpër shkolla dhe si pasojë nxënësit ndihen “më të sigurt” në mjekësi dhe gjimnaz e që praktika e tregon se më shumë ka nevojë për shkolla zanati. Një mënyrë tjetër do të ishte stimulimi nëpërmjet bursave, ku shumica e komunave në nivel republikan kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin bursa meritore për nxënësit e talentuar, ndërsa në Tetovë kjo gjë asesi të ndodh. Është moment i fundit që Komuna e Tetovës në vend që të merret me problemet e tenderave të filloj të ndryshoj kursin e politikave arsimore me qëllim që shkollimi për  gjeneratat e ardhshme të jetë sa më i prekshëm nëpërmjet zanateve dhe shkollimit të tyre e që do jetë interes edhe për sektorin privat dhe parandalues për migrimin e të rinjëve”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button