Skoda Kadiaq RS bëhet makina më e shpejtë me shtatë ulëse, që kaloi xhiron e Nurburgringut (Video)

Njëherësh edhe makina e parë me shtatë ulëse, që vë rekord në këtë shteg

Prodhuesit e automobilave janë të obsesionuar me shtegun e Nurburgringut të Gjermanisë, ku i provojnë makinat e tyre dhe vënë qëllime për modelet e reja, transmeton Telegrafi.

Zakonisht dëgjojmë për vetura sportive, rekordin e së cilave e mbanë Porsche 911 GT2 RS, ndërsa në raste më të rralla kemi dhe sedanë apo karavanë.

Në këtë rast, e kemi kompaninë Skoda, që është simotër e Volkswagen, që ka treguar shpejtësinë e modelit Kadiaq të ri.

Me ndihmën e Sabine Shmitz, që është nikoqire e Top Gear dhe specialiste legjendare e këtij shtegu, ky SUV me shtatë ulëse, e ka kryer xhiron për 9:29.84, duke u bërë më i shpejti i këtij lloji.

Modeli Kodiaq RS me motor 2.0-litra që prodhon 236 kuajfuqi, ka arritur shpejtësinë rekorde në saje të platformës së lehtë dhe strukturës me hapje aerodinamike. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button