Racion-sallatë nga qiqrat dhe domatet

Perime të mjaftueshme, hidrokarbure të përbëra dhe yndyra të shëndetshme janë kafjall i shkëlqyeshëm veror.

Përbërësit:

– 2 domate qershi,
– 250 g domate të verdha qershi,
– 150 g djathë feta,
– 1 konservë qiqra,
– 2 qepë të reja,
– gjysmë luge e vogël kripë,
– 1 lugë uthull vere,
– 2 lugë vaj ulliri,
– gjysmë luge të vogël qimjon,
– 2 lugë majdanoz të grirë,
– piper të zi sipas dëshirës.

Përgatitja:

Priteni domaten përgjysmë, qepën e re priteni në pjesë diagonale, ndërkaq djathin feta në kube.

Shtoni qiqrat e lara, qitni kripë dhe piper, qitni sipër uthullën dhe vajin dhe përzieni mirë.

Shtoni majdanozin e grirë dhe mentën. Përzieni dhe kontrolloni shijen dhe shtoni sipas nevojës pak erëza.

Domaten qershi mund ta zëvendësoni me llojin tjetër të domateve, të cilat nuk janë shumë të lëngëta, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button