Xhaferi: Ratifikimi i Marrëveshjes për emrin, nesër në ora 11:00

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka thënë se po bëhen përgatitjet që ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë të vendoset në seancë për të martën.

Ai tha për Alsat M, se paraprakisht ka pasur takim me koordinatorët e grupeve parlamentare dhe ka sqaruar se në bazë të materialeve të pranuara, do të vendoset se cili do të jetë Komisioni amë i ligjit.

“Janë duke u bërë përgatitjet për shpërndarje të materialit te deputetët. Në bazë të shpërndarjes së materialit të deputetëve pason konvokimi i seancës të cilën e planifikojë për ditën e nesërme në ora 11:00. Sipas gjasave, për faktin që materiali është pranuar me yll evropian dhe me procedurë të shkurtuar, do t’i dedikohet Komisionit për çështje evropiane. Nëse nuk gabohem, brenda dy ditëve debat në Komision duhet të përmbyllet për faktin se është me procedurë të shkurtuar. Nuk dua të prejudikoj paraprakisht. Procedurat janë të parapara me Rregullore kështu që nuk duhet të ketë arsye për pengesa procedurale për çështje që janë të rregulluara me ligj”, tha Xhaferi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP