Gjermania i kërkon Serbisë që “problemin e Kosovës ta zgjidhë shpejt”

Para anëtarësimit në BE, Serbia duhet të zgjidh problemin me Kosovën dhe një zgjidhje e shpejtë do të ishte e mirë për të gjithë.

Kështu ka thënë Ambasadori Gjerman në Serbi, Axel Dittmann, për mediumin serb b92.

Dittmann tha se Serbia “duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën” dhe se “të dyja palët duhet të respektojnë marrëveshjen e Brukselit, por fillimisht t’i normalizojnë raportet”.

“Është me rëndësi që Serbia dhe Kosova t’i zgjidhin problemet sepse ne në BE nuk dëshirojmë konflikte mes vendeve. Historia na mëson se çështjet e pazgjidhura kufitare shkaktojnë probleme dhe ne nuk e dëshirojmë këtë, prandaj është e vërtetë që, para anëtarësimit, problemi me Kosovën duhet të zgjidhet”, theksoi ai, transmeton Koha.net.

“Ne po shikojmë çfarë po ndodhë dhe po i përkrahim të dyja palët në arritjen e një zgjidhjeje, por shpejtësia diktohet nga negociatorët. E vërteta është, një zgjidhje e shpejtë do të ishte më e mira për të gjithë”.

I pyetur nëse Gjermania, së bashku me vendet tjera, do të përfshihet më shumë në dialogun Kosovë-Serbi, Dittmann tha se dialogu po zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së dhe se vendi i tij është i përfshirë, por e lejon Brukselin të luajë rolin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button