Tregu evropian i makinave rritet me 2,2 për qind

Tregu evropian i makinave është rritur 2,2 për qind nga viti në vit në pesë muajt e parë të vitit 2018, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shoqata e Distributorëve Automobilistik, duke cituar statistikat e Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve, tha se numri i makinave të shitura në 28 vendet anëtare të Bashkimin Evropian (BE) dhe vendet e Asociacionit të Tregtisë së Lirë (EFTA) arriti afër 7.1 milionë gjatë pesë muajve të parë, nga 6.9 milionë në periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Shoqata tha se Rumania shënoi rritjen më të lartë vjetore në periudhën janar-maj, edhe atë 29,3 për qind, ndjekur nga Hungaria me 28,6 për qind dhe Lituania e Bullgaria me nga 25,6 për qind.

Në këtë periudhë pesë mujore, Turqia u bë tregu i shtatë më i madh i makinave në Evropë, me 234.645 makina të shitura, duke shënuar një rënie prej 2,13 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërkohë, tregu evropian i makinave shënoi një rritje prej 0,6 për qind në shitje në muajin maj, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

BE është tregu kryesor i eksportit të makinave për Turqinë, ku prodhuesit e shquar ndërkombëtar të makinave, përfshirë Fiat, Ford, Honda, Hyundai, Renault dhe Toyota, kanë operacione prodhuese.

Vitin e kaluar, gati 80 për qind e eskporteve totale të makinave të Turqisë shkuan në vendet e BE-së, duke arritur në 22 miliardë dollarë, një rritje vjetore prej 17 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button