BE vazhdon sanksionet ndaj Rusisë edhe për një vit

Bashkimi Evropian (BE) ka zgjeruar sanksionet ndaj Rusisë edhe për një vit, si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të Moskës zyrtare kundër Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilli Evropian, bëri të ditur të hënën se sanksionet kanë të bëjnë për kompanitë që ndodhen brenda BE-së, me një kohëzgjatje deri më 23 qershor 2019.

Gama e sanksioneve është e kufizuar në territorin e Krimesë dhe Sevastopolit, qyteti më i madh në gadishull.

Sanksionet përfshijnë ndalesë të importit të prodhimeve, investimet, shërbimet turistike dhe eksportete e teknologjive dhe mallrave të caktuara.

Janë bërë katër vite nga aneksimi i paligjshëm rus të Republikës Autonome të Krimesë dhe qytetit të Sevastopolit, ndërkohë që BE-ja përsëriti se vazhdon të dënojë shkeljen e të drejtës ndërkombëtare, thuhet në njoftim.

Ukraina mbetet e përfshirë nga konflikti i cili filloi në mars të vitit 2014, të cilës i parapriu aneksimi i Krimesë nga Rusia, si rrjedhojë e një votimi të paligjshëm të pavarësisë.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së aneksimin e paligjshëm rus e shpalli të paligjshëm. Së bashku me shumë vende të OKB-së, SHBA, BE dhe Turqia gjithashtu nuk e njohin Krimenë si territor rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button