Qeveria: Nuk do të lejojmë grupe të izoluara të shpërndajnë atmosferë të frikës dhe pasigurisë

Qeveria e dënon dhunën, gjuhën e urrejtës dhe thirrjet për dhunë në protestat e djeshme përpara Kuvendit, të cilat kanë për qëllim që t’i manipulojnë dhe shqetësojnë qytetarët e Maqedonisë. Prej atje thonë se institucionet nuk do të lejojnë grupe të izoluara me dhunë ta prishin rendin dhe qetësinë publike dhe të shpërndajnë atmosferë të frikës dhe pasigurisë, njofton Portalb.mk.

“Bëjmë thirrje në atmosferë të arsyeshme dhe konstruktive për debat dhe informim publik, me qëllim që çdo qytetar i Maqedonisë të ketë mundësi që të ketë qëndrim të tij përpara referendumin i cili do të mbahet dhe lirë të vendos për ardhmërinë e Maqedonisë. Pa frikë dhe trysni. I ftojmë qytetarët të kenë kujdes dhe t’i njohin lajmet e rrejshme dhe dezinformatat të cilat shpërndahen në rrjetet sociale”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Ata shtojnë se tani është që të gjithë subjektet politike “të cilat thonë se Maqedonia nuk ka alternativë  tjetër përveç NATO-s dhe BE-së, të tregojnë përgjegjësi elementare politike”.

Arrinë në dhjetë numri i policëve të lënduar në protestën para Kuvendit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button