Gjermania ka porosi për partitë politike të Maqedonisë dhe Greqisë që s’e përkrahin marrëveshjen për emrin

Qeveria e Gjermanisë e ka përshëndetur marrëveshjen mes  Athinës dhe Shkupit dhe apelon që forcat politike të të dyja vendeve ta përkrahin Marrëveshjen e Prespës, njofton Portalb.mk.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Greqisë, Shtefan Zajbert, marrëveshja jep rast për optimizëm, por është shqetësuese dhuna në protestat në Shkup kundër marrëveshjes.

“Jemi të kënaqur nga nënshkrimi i djeshëm i marrëveshjes. E përshëndesim atë e cila jep dozë të optimizmit. Njëkohësisht, ka edhe arsye për shqetësim, për shkak të informatave për dhunë në protestat në Shkup kundër marrëveshje dhe Qeveria e Gjermanisë bën thirrje për qetësim dhe kujdes nga të gjithë të përfshirët”, deklaroi Zajbert.

Për Qeverinë e Gjermanisë, kjo marrëveshje është hap i rëndësishëm për të dy vendet.

“marrëveshja mund t’i largojë pengesat për bashkëpunim tejkufitar, rritje të tregtisë dhe infrastrukturës dhe të kontribuojë për stabilitetin rajonal. Jemi të sigurt se, nëse disa shkurtëpamësisht insistojnë në pozita nacionaliste, ata i bëjnë dëm marrëveshjes dhe shumë personave në rajon që duan stabilitet dhe prosperitet ekonomik. Kryeministrat e dy vendeve e kanë bërë të mundshëm këtë kompromis, që mundet t’i japë fund problemit i cili ka zgjatur me dekada. Qeveria e Gjermanisë i fton të gjithë partitë politike dhe forcat politike të të dyja vendeve ta përkrahin marrëveshjen”, deklaroi Zajbert.

Ditë historike, Maqedonia nënshkroi marrëveshjen për emrin me Greqinë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button