ASHMAA reagoi për protestën: gazetarët të lirohen nga presionet

Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediale i dënoi sulmet e djeshme ndaj punëtorëve të mediave, arrestimin e gazetarëve, por dhe sjelljen joprofesionale të disa gazetarëve.

“Punëtorët e mediave duhet të lirohen nga çfarëdo presioni dhe t’ju mundësohet pa pengesa të kryejnë punën e tyre, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje me interes të veçantë publik. Megjithatë, njëkohësisht, gazetarët gjatë raportimit duhet të ofrojnë një distancë profesionale, raportim të paanshëm dhe të balancuar. Në këtë kontekst Agjencia bën apel që të mos zbatohen format e komunikimit joadekuat me publikun, ndërsa edhe më pak të nxitet dhunë për çfarëdo arsye”, thuhet në kumtesën e ASHMAA.

Arrinë në dhjetë numri i policëve të lënduar në protestën para Kuvendit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button