Zv/kryeministri i Turqisë paralajmëron heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdağ, në deklaratën e sotme para gazetarëve paralajmëroi heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, të vendosur pas tentimit për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ka mundësi të hiqet gjendja e jashtëzakonshme”, tha Bozdağ, duke paralajmëruar këtë mundësi për periudhën pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe të përgjithshme të shpallura për më 24 qershor.

Ai u bëri thirrje autoriteteve gjermane të hetojnë dhe kumtojnë informacionet mbi qëndrimin e njërit nga puçistët më të kërkuar të FETO-s Adil Öksüz në këtë vend.

“Autoritetet gjermane duhet të hetojnë dhe njoftojnë informacionet e qëndrimit të Adil Öksüz në Gjermani”, tha Bozdağ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button