Koxias për Zaevin: u vetëquajt maqedonas, në bazë të pozitës gjeografike

“Marrëveshja pa kompromis ka vetëm në kohën e luftës, me shtetin fqinj nuk jemi në luftë, jemi miq, të njëjtët që protestojnë tash në Greqi, i pret fqinji si klient dhe myshteri, edhe atëherë nuk ju pengojnë”, kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias në intervistë për radio “Alfa989”, njofton Portalb.mk.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me përdorimin e termit “maqedonasit dhe grekët” nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, Nikos Koxias ka deklaruar:

“Duhet ta kufizojmë Maqedoninë greke-historike dhe greke-antike, nga Maqedonia gjeografike. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të hutohemi. Zaev është quajtur maqedonas në bazë të pozitës gjeografike, ku ka lindur dhe është rritur. A është Greqi tërë pozita gjeografike e Maqedonisë?”, ka thënë Koxias.

Ai ka sqaruar se gjysma e popullatës e shtetit fqinj, për çdo vjet janë turist në Greqi, kurse më së paku, dy herë në vjet secili qytetarë realizon blerje në Greqi.

http://portalb.mk/534854-qeveria-e-maqedonise-e-aprovoi-marreveshjen-per-emrin-radhen-e-kane-deputetet/

Të rëndësishme para nënshkrimit të marrëveshjes:

Ditë historike, Maqedonia nënshkroi marrëveshjen për emrin me Greqinë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button