Llazarevski tregoi pse zgjodhi Verushevskin për t’ia dhënë “bombat” dhe jo dikë tjetër

“Kjo qeveri nuk e ka trajtuar si prioritet ligjin për fishkëllyesit edhe pse qeveria paraprake u rrëzua si rezultat i fishkëllyesve. Më vjen mirë që ligji për fishkëllyesit është miratuar për shkak rastit tonë dhe do të më vinte mirë që njerëzit të bëhet fishkëllyes dhe të tregojnë për parregullsitë”, kështu deklaroi ish i punësuari në Drejtorinë e Pestë të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Gjorgi Llazarevski në punëtorin e sotme me temë “Dy vjet (mos)aplikim të ligjit për “fishkëllyesit”, raporton Portalb.mk.

Llazareski gjatë rrëfimit të tij për atë se si ka vendosur që të bëhet “fishkëllyes”, apo tregues i shkeljeve drastike të ligjeve në DSK, gjegjësisht përgjimin që e kanë bërë, tha se asokohe s’ka pasur institucion ku do të mundej që të denoncojë dhe për atë e ka zgjedhur që materialet t’ia jap ish drejtorit të DSK-së, Zoran Verushevski për arsye se ishte personi më i përshtatshëm.

“Nuk e kuptoj se si është mbrojtja e njerëzve të tillë, kur në ligj nuk është e theksuar se çfarë ndodh pastaj me njerëzit që tregojnë, pra çfarë më pas nëse fishkëllyesin e vrasin. Në vitin 2010 kur ne vendosëm që të bëhemi fishkëllyes, ne nuk kemi pasur institucion ku të paraqesim. Pra ne kemi kërkuar person, i cili ka mundur që të përballet me atë që e kemi pasur. Për atë kemi vendosur që t’i tregojmë ish drejtorit të DSK-së i cili paraprakisht është betuar se do ta mbrojë Kushtetutën. Neve na është dashur person me përvojë i cili do ta vlerësonte peshën e krimit dhe Verushevski ishte personi më adekuat për këtë, mendoj se e kemi gjetur personin e duhur. Përveç kësaj, ai ishte sikur në harresë dhe nuk ishte shumë i dukshëm në opinion, ndërkaq kemi menduar edhe për të tjerët, pra i kemi analizuar personat që kemi dashur t’ua japim përgjimet, ju kemi bërë anketë i kemi ndjekur. Në atë moment kur atij i treguam, ne atij ia dhamë informatat, por edhe fatet tona dhe të familjeve tona, por ndoshta edhe fatin e shtetit. Ai vendim nuk është lehtë që të merret, kush është ai që t’ia japish të gjithçka”, tha Llazarevski.

Ai tha se qëllimi i tyre ka qenë që të ketë përgjegjësi, gjegjësisht shkelësit e ligjeve të përfundojmë me dënime përkatëse, ndërkaq tha se periudha më e rrezikshme për të dhe për kolegun e tij Xvonko Kostovski, ka  qenë kur pushteti i atëhershëm ka mësuar se dikush prej Drejtorisë së Pestë ka  diçka kompremetive, transmeton Portalb.mk.

“Xvonko është trimi i vërtetë i Maqedonisë, pasi që fillimisht i siguroi “bombat’ dhe për së dyti i drejtoi në drejtim për mbrojtje të plotë nga bashkësia ndërkombëtare. Pra, ky proces nuk është bërë nën patronazhin e LSDM-së, por ka qenë nën udhëheqjen e dy të punësuarve dhe ish drejtorit të DSK-së. Pra s’e ka ditur askush derisa është mbledhur material i bollshëm. Pra për 3 vjet kemi mbledhur material dhe askush s’e ka hetuar se ne mbledhim. Nga ana tjetër, siguria ishte maksimale në pjesën ku duhet të futeshin numrat të cilat do të duhet të përgjoheshin – pra kishte kamera 24/7. Filluam me sms porosi, ndërkaq më pas vazhduam me përgjime. I kemi nxjerrë nga MPB, një kopje e kam bërë dhe atë ia kam dhënë Verushevskit dhe ai i ka ruajtur. Ka pasur njerëz që aktivisht kanë marrë pjesë në procesin e përgjimit, pra kanë përpunuar transkripte. Ajo çfarë është nxjerrë nuk ka qenë 2-3% nga ajo që është incizuar. Kur vendosëm më, s’ka kthim mbrapa, për ne ishte me rëndësi që të sigurohen mirë dëshmitë, të mbrohen dhe të ketë përfundim gjyqësor. Qëllimi jonë ka qenë që për këto krime të ketë përgjegjësi, jemi të kënaqur se edhe pse nuk ka shumë rezultate të mëdha, por funksionon shteti juridik dhe ka shfrytëzim kualitativ të dëshmive. Ne atëherë s’kemi pasur ku të drejtohemi, ndërkaq më pasi erdhi deri te e vërteta se ka përgjime, atëherë ishte periudha më e rrezikshme. Pra prej shtatorit të vitit 2014, deri në paraqitjen e dytë shkurt 2015, pra kryerësit e veprave penale e kanë ditur se dikush ka diçka dhe se ajo që është nxjerrë është nxjerrë prej Drejtorisë së Pestë, pra ajo ka qenë periudha më e vështirë, megjithatë për fat të mirë nuk kanë marrë veprime të cilat do të ishin me periudha tragjike, duke pasur idenë se do ta akuzojnë dikë tjetër për vepër penale”.

Që të shpëtohet Verushevski nga akuza, Llazarevski i ka kërkuar Kostovskit që të organizojë takim me përfaqësuesit e MPB-së, të cilëve do t’u tregonin se përgjimet kanë dalë nga Drejtoria e Pestë, ndërkaq në atë takim kanë qenë edhe drejtori i atëhershëm, i cili tani është në arrati, Goran Grujoski dhe ish drejtori Sasho Mijallkov.

“Pas arrestimit të ish drejtorit të DSK-së, Zoran Verushevskit e luta Xvonko Kostovskin që të organizojë takim me MPB-në, dhe dy ditë përpara publikimit të “bombave”, atëherë ne i thamë MPB-së se akuza ndaj tij është e rrejshme, pasi që të gjitha përgjimet kanë dalë nga Drejtoria e Pestë, nga përgjimi i paligjshëm”, tha Kostovski, përcjellë Portal.mk.

Ai gjithashtu tregoi edhe një moment interesant, kur edhe pse paraprakisht me prokurorin është marrë vesh që ta pranojë marrëveshjen për pranimin e fajit për të cilën është akuzuar në rastin “Puç“, sipas së cilës do të duhej të dënohej me 8 vjet burg, kur ka dalë përpara gjykatësit, derisa prokurori ishte i gëzuar dhe e kishte veshur dhe kostumin zyrtar për të festuar, ky ka thënë që nuk ndjehet fajtor dhe aty është bërë rrëmujë.

Në lidhje me Agjencinë Teknike Operative, trup i cili do të formohet për ndjekjen e komunikimeve, Llazarevski ka mendim pozitiv i cili tha se është “koncept i mirë”, por rekomandoi që të kyçen dhe organizatat qytetare edhe në strukturat udhëheqëse të institucionit.

Mungojnë “fishëllyesit” në Maqedoni, ligji ekziston – nuk zbatohet në praktikë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button