KEMM rikujtoi mediat: mos nxitni dhunë, të mbrohen gazetarët

“Ju rikujtojmë se mediat nuk guxojnë të keqëpërdoren për transmetim të thirjeve për bashkangitje të individëve ose grupeve për sjellje radikale dhe ndërmarje të hapave të cilat e rezikojnë rendin dhe qetësine publike në shoqëri, a veçanarisht neni 10 i kodeksit, i cili thotë “gazetari nuk do të nxitë në dhunë dhe diskriminim në asnjëfarë baze”.Mediat duhet të respektojnë Kodeksin etik, sepse në të kundërtën mosrespektimi i tij mundet të sjellë pasoja fatale”, transmeton Portalb.mk.

Kështu deklarohen sot nga Këshilli për Etik në Media në Maqedoni (KEMM), në lidhje me mënyrën e raportimit të mediave në Maqedoni, për ngjarjen e nënshkrimit të marrëveshjes për emrin me Greqinë dhe protestat që u mbajtën dje para Kuvendit të Maqedonisë.

Duke shprehur brengosje për raportimin e njëanshëm të mediave, dhe duke treguar rolin e rëndësishëm që mediat kanë në mbrojtjen e qytetarëve, KEMM ka bërë thirrje për qetësi ndaj çdo lloj provokimi dhe mosshprehje të dhunës.

“Presim që mediat të mos nxisin dallime dhe ndarje përmes qytetarëve, por të jenë ndërmjetësues dhe platformë për dijalog aktiv për pyetje të interesit publik, a në këtë proces të udhëheqen prej principeve të raportimit profesional. Përkujtojmë se nevoja për sjellje profesionale të të gjithë mediave dhe të atyre të kyqur në media vlerësohet edhe në raportin e sivjetëshëm të Komisionit Evropjan për avancimin e RM-së”, thuhet në kumtesën e KEMM-it.

KEMM ka apeluar për mbrojtje të gazetarëve, dhe ka njoftuar se do të vazhdojë të ndjek mënyrën e raportimit të mediave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button