Për shkak paralajmërimit për mot me shi, manifestimi “Shkupi lexon” do të mbahet në lokalet e QIK

Manifestimi letrar “Shkupi lexon”, do të mbahet nesër (e martë) në orën 18, në lokalet e Qendrës Informative kulturore në Shkup. Ky manifestim, siç thuhet në njoftimin e organizatorëve, ishte paraparë të mbahet në parkun përballë Kalasë së Shkupit. Vendmbajtja u zhvendos për shkak se nesër në atë kohë sinoptikët paralajmëruan mot me shi, transmeton Portalb.mk.

Në këtë manifestim, përveç leximit të poezive të autorëve shqiptarë nga Maqedonia, do të përkujtohet edhe figura e Skënderbeut në kuadër të vitit ndërkombëtar të heroit tonë kombëtar. Po ashtu do të përkujtohet edhe figurat e dy poetëve të ndjerë, Faik Mustafa dhe Ramadan Sinani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button