Kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës kur tërmeti në Japoni dridh gjithçka (Video)

Raportohet se numri i viktimave të tërmetit në Osaka të Japonisë është rritur në 3, kurse i të plagosurve në mbi 200.

Tërmeti i fuqishëm goditi në orët e para të mëngjesit të sotëm Japoninë, kurse rreth 170 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike, derisa trafiku hekurudhor dhe ajror është ndalur përkohësisht, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentet dramatike kur gjithçka dridhej nga tërmeti i fuqishëm, madje shtyllat elektrike në një rrugë dukeshin sikur janë nga goma, pasi luhateshin majtas-djathtas.

Kryeministri japonez Shinzo Abe i është drejtuar qytetarëve menjëherë pas tërmetit, duke ua bërë më dije se do të bëjë gjithçka që t’iu sigurojë strehim personave që kanë mbetur pa shtëpi.

Tërmeti prej 6.1 ballë Rihter është regjistruar në thellësi prej 15.4 kilometra, kurse është ndjerë më së shumti në qytetin e Osakës.

Japonia shpesh herë preket nga tërmetet dhe shpërthimi i vullkaneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button