Zaharieva: Javën e ardhshme do të jepet dritë jeshile për negociata me Maqedoninë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva pas marrëveshjes së arritur për emrin Maqedonia e Veriut, deklaroi se Këshilli për çështje të përgjithshme të BE-së, me të cilin ajo kryeson, në fillim të javës së ardhshme mund të japë dritë të gjelbër për fillim të bisedimeve për anëtarësim me Shkupin.

“Në mbledhjen e Këshillit do të debatohet për temën e zgjerimit. Nëse Këshilli jep dritë të gjelbër, zgjidhja mund të konfirmohet në mbledhjen e Këshillit Evropian më 29 dhe 30 qershor”, tha Zaharieva në një intervistë për televizionin bullgar Nova TV.

Thotë se entuziazmi për zgjerim te disa anëtarë nuk është i madh, por theksoi se Maqedonia meriton dhe se duhet t’i jepet perspektivë e qartë.

 

Ditë historike, Maqedonia nënshkroi marrëveshjen për emrin me Greqinë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button