Agjencitë botërore shkruajnë për protestat kundër emrit të ri

Nënshkrimi i marrëveshjes historike për t’i dhënë fund kontestit mes Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë, i hidhëroi nacionalistët e të dy vendeve, kështu shkruajnë agjencitë gazetareske botërore për protestat e mbrëmshme në Shkup dhe në Greqi, në afërsi të vendit ku është nënshkruar marrëveshja, transmeton Portalb.mk.

Agjencitë shkruajnë se edhe në protestat në Shkup edhe në Athinë ka intervenuar policia.

Agjencia Routers njofton se policia ka përdorur shok bombë dhe gazlotsjellës që t’i shpërndajë protestuesit.

Oçevidci për Routers deklaroi se protestuesit kanë hedhur gurë ndaj policisë dhe kanë brohoritur “Do ta japim jetën për Maqedoninë” dhe  “Nuk do të heqim dorë nga emri”.

Agjencia gjermane gazetareske DPA gjithashtu njoftoi se disa demonstratë kanë hedhur gurë dhe gjësende të ndryshme ndaj policisë të cilët ishin atje.

Pas kësaj, siç theksohet, ka vepruar edhe policisa e cila ka përdorur shok bombë dhe gaz lotsjellës që t’i shpërndajë protestuesit.

Shumica e protestuesve janë ankuar se nuk mund të marrin frymë, ndërsa ka pasur edhe të lënduar.

Kjo agjenci rikujton se më parë në Manastir, disa mijëra maqedonas janë mbledhur në protestë kundër marrëveshjes me Greqisë dhe që ka qenë e organizuar nga partia nacionaliste e VMRO-DPMNE-së.

Agjencitë botërore gjithashtu theksojnë se dje policia greke ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve në kufi.

Gjithashtu rikujtohet se më parë edhe në Athinë ka ardhur në intervenim nga policia.

Janë arrestuar 25 protestues dhe janë lënduar shtatë policë nga protesta e mbrëmshme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button