Në krah të shteteve anëtare të BE-së, ministri Dimitrov sot në konferencë në Sofje

Me ftesë të kryesuesit të Komisionit për Çështje Evropiane dhe Kontroll të Fondeve Evropiane në Kuvendin e Bullgarisë, Kristijan Vigenin, ministri për Punë të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov gjendet në Sofje pasi që do të marrë pjesë në një konferencë të Komisioneve për Çështje Evropiane të kuvendeve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian – kandidate, njofton Portalb.mk.

Siç njofton Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë, konferenca mbahet në kuadër të kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e Bashkimit Evropian, ku Dimitrov është ftuar si mysafir special, për të mbajtur fjalim në sesionin “Integrimi dhe lidhja e Ballkanit Perëndimor – fuqi e re lëvizëse e politikës për zgjerim të Bashkimit Evropian”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button