Janë arrestuar 25 protestues dhe janë lënduar shtatë policë nga protesta e mbrëmshme

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon se pas protestës së mbrëmshme janë arrestuar 25 demonstrues të cilët kanë hedhur gjësende të ndryshme ndaj policisë dhe kanë dashur të hyjnë me dhunë në Kuvend, ndërsa janë lënduar shtatë policë, transmeton Portalb.mk.

“Në protestën e mbrëmshme të dhunshme në Shkup, një pjesë e demonstruesve përdorën gjësende të ndryshme dhe e kanë depërtuar gardhin mbrojtës, në të njëjtën kohë kanë tentuar me dhunë të hyjnë në Kuvend. Me qëllim që të pengohet eskalimi i situatës dhe hyrjes së dhunshme në Kuvend, e duke vepruar në pajtim me procedurat, policia përdori gaz lotsjellës. Deri tani janë arrestuar 25 protestues, ndërsa janë lënduar shtatë policë”, njofton MPB-ja.

Ministria e Punëve të Brendshme potencoi se e respekton të drejtën e protestët së qetë, por nuk do të lejojë përdorim të dhunës dhe hyrjes së dhunshme, si dhe shkeljen e rendit publik dhe qetësisë. Ministria apelon që në mënyrë demokratike të shprehet mendimi publik.

Protestat ishin kundër Marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin dhe partneritetit strategji të nënshkruar dje në Psarades.

Përfundoi protesta e cila eskaloi para Kuvendit, policia shpërndau protestuesit me gazlotsjellës (Video)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button