Maqedoni, filloi regjistrimi në shkollat e mesme

Sot dhe nesër në shkollat e mesme shtetërore të vendit do të realizohet afati i parë i regjistrimit të nxënësve nxënësve  për vitin shkollor 2018/2019.

Rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 20 qershor. Testimi  kualifikues do të organizohet më 22 qershor, ndërsa listat përfundimtare me rezultatet do të publikohen më 25 qershor.

Afati i dytë dhe regjistrimi i nxënësve në qershor do të realizohet në datën 28, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen ditën e ardhshme, më 29 qershor.

Sipas konkursit të cilin MASH e publikoi të martën, nxënësit mund të zgjedhin gjimnaze, arsim  profesional (arsim teknik – me kohëzgjatje katërvjeçare, arsim profesional për zanate – kohëzgjatje tre vjeçare dhe dy vjeçare),  arsim të mesëm të arteve dhe arsim të mesëm për nxënës me nevoja të veçanta.

Regjistrimi i nxënësve në afatin e gushtit do të jetë më 23 gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button