Cipras: Atmosfera ishte shumë e mirë, pothuajse si në pritje në dasmë

Kryeministri grek Aleksis Cipras ka njoftuar se atmosfera gjatë drekës së punë në Oteshevo, në bregun e liqenit të Prespës ishte shumë e mirë, pothuajse se si në dasmë.

“Atmosfera ishte shumë e mirë, pothuajse si në dasmë”, tha Cipras duke folur për drekën e punës me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, raporton agjencia e lajmeve Ana, përcjell Portalb.mk.

Qeveria maqedonase dhe greke të udhëhequra nga kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras sot në pjesën greke të Prespës, në fshatin Psarades (Nivici) kanë nënshkruar marrëveshjen për emrin.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button