Tirana zyrtare përshëndet nënshkrimin e Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes historike të emrit të Maqedonisë  mes Kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, shkruan Gazeta Tema, përcjell Portalb.mk.

Në njoftim thuhet se kjo është koha e zgjidhjeve madhore në mbarë rajonin tonë.

“Nga Prespa piktoreske që bashkon tre popujt dhe vendet tona fqinjë, qytetarët e dy vendeve, të rajonit, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara, u bënë dëshmitarë të një faqeje të re të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit me kah evropian. Kjo është koha e zgjidhjeve madhore në mbarë rajonin tonë, bazuar në vullnetin e përbashkët për stabilizim përfundimtar të hapësirës ku gjendemi me synimin për ta bërë atë pjesë të pandarë të Bashkimit Evropian. Inkurajojmë të dy vendet për përmbylljen e të gjithë hapave për hyrjen në fuqi të marrëveshjes. Kjo marrëveshje i shërben miqësisë, prosperitetit e perspektives evropiane të dy vendeve dhe qytetarëve të rajonit tonë”, mbyll njoftimin ministria e Jashtme.

Kujtojmë se edhe Shqipëria është në negociata me Greqinë për ndarjen e Detit, heqjen e Ligjit të Luftës dhe të drejtat e emigrantëve shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button