Federer fitues i Stuttgart Open

Tenisti zviceran Roger Federer u bë përsëri kampion botëror pasi në finalen e turneut Stuttgart Open mposhti në finale kanadezin Milos Raonic me rezultatin 2-0, raporton Anadolu Agency (AA).

Finalja e organizuar në qytetin Stuttgart të Gjermanisë, ishte skenë e duelit mes tenistit të dytë në renditjen botërore Federer dhe atij 35-të, Raonic.

Përballja zgjati 1 orë e 18 minuta. Federer e mposhti rivalin e tij në sete 6-4 dhe 7-6, me ç’rast për herë të parë e fitoi Stuttgart Open.

Federer këtë sezon pas Australia Open dhe Rotterdam Open e fitoi titullin e tretë, ndërsa të 98-ën në karrierën e tij në kategorinë single për meshkuj.

Në renditjen botërore e cila do të shpallet nesër Federer do të zë vendin e parë duke e kaluar spanjollin Rafael Nadal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button