Edhe Hazbi Lika nëpërmjet fejsbukut përshëndet marrëveshjen Maqedoni – Greqi

Edhe zëvendëskryeministri për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, radhë e Bashkimit Demokratik për Integrim, Hazbi Lika nëpërmjet rrjetit social fesjbuk, ka zgjedhur të përshëndesë marrëveshjen Maqedoni – Greqi, dhe të njëjtin e ka cilësuar si moment përfundimtar, që Maqedonia të vendoset në hartën e vendeve të qëndrueshme, transmeton Portalb.mk

“Me nënshkrimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë, zgjidhet edhe kontesti midis dy shteteve, i cili ka zgjatur me vite. Me këtë kemi hapur një perspektivë të re evropiane, mundësi për zhvillim të frytshëm ekonomik dhe mirëqenie më stabile në vend. Përfundimisht Maqedonia po vihet në hartën e vendeve të qëndrueshme. Qeveria mbetet e përkushtuar në rrugën drejt BE dhe NATO”, ka shkruar Lika në fejsbuk.

Përndryshe, krahas liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, në ngjarjen ku u nënshkrua marrëveshja Maqedoni – Greqi i pranishëm nuk ka qenë as zëvendëskryeministri Hazbi Lika. Që të dy kanë përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes nga rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button