Forcat izraelite godasin një automjet civil në Gaza

Avionët luftarakë të forcave izraelite në lagjen Shuja’iyya në lindje të Gazës kanë goditur një automjet civil, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee njoftoi se objektiv ishte një automjet i cili kinse ka paraqitur kërcënim ndaj sigurisë.

Dëshmitarët okularë në Gaza thonë se forcat izraelite kanë kryer sulm me raketa mbi një automjet civil të parkuar para shtëpisë në lagjen Shuja’iyya e cila u shkatërrua. Nga sulmi nuk pati viktima.

Rripi i Gazës mbahet nën bllokadë izraelite që nga zgjedhjet e vitit 2006 në Palestinë kur fitues doli lëvizja Hamas. Përkundër reagimeve ndërkombëtare, Gaza vazhdon të mbetet nën bllokadë të vazhdueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button