Pse nuk ishte i pranishëm Ali Ahmeti në Prespë? Deklarohen nga kabineti i tij

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nuk u pa i pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes Maqedoni – Greqi, kurse të njëjtën zgjodhi ta përshëndesë nëpërmjet rrjeteve sociale. Të pyetur nga Portalb.mk se pse nuk ishte i pranishëm në ngjarje, nga kabineti i Ali Ahmetit deklaruan se ai ka deleguar përfaqësues të tij.

“Kryetari ka deleguar përfaqësues të BDI-së nga partia, Qeveria dhe grupi parlamentar, që të marrin pjesë në këtë ngjarje”, deklaroi shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, transmeton Portalb.mk.

E ndërkaq, zëvendëskryeministri për Çështje Evropine, radhë e BDI-së, Bujar Osmani nëpërmjet një shkrimi në fejsbuk ka shkruajtur: “Nimitz: “Të fala Ali Ahmetit, njeriut më të mençur që kam njohur në këtë proces tepër të vështirë!”.

Nuk ishte i pranishëm, Ahmeti marrëveshjen Maqedoni – Greqi e përshëndeti nga fejsbuki dhe tuiteri

Ditë historike, Maqedonia nënshkroi marrëveshjen për emrin me Greqinë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button