Nuk ishte i pranishëm, Ahmeti marrëveshjen Maqedoni – Greqi e përshëndeti nga fejsbuki dhe tuiteri

Megjithëse nuk ishte i pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes Maqedoni – Greqi, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të njëjtën zgjodhi ta përshëndesë nëpërmjet rrjeteve social fejsbuk dhe tuiter, njofton Portalb.mk.

Shkrimi në fesjbuk Ahmeti e ka bërë në gjuhën shqipe, dhe në të thuhet:

“Mirëpres firmosjen e sotme të marrëveshjes së shumëpritur që po realizon ëndrrën tonë për një Maqedoni të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ne kemi punuar shumë gjatë dhe me shumë përkushtim për të ardhë deri te kjo ditë kur do të rreshtohemi në anën e duhur të historisë. Urime të gjithëve dhe ju siguroj që kjo ishte vendimi i duhur për të ardhmën e përbashkët dhe për më të mirën e mundshme për të gjithë qytetarët”, shkruan Ahmeti në rrjetin social fejsbuk, transmeton Portalb.mk.

Ndërkohë që shkrimin në tuiter e ka shkruajtur vetëm në gjuhën angleze, ndërkohë që përmbajtja është e njëjtë.

Ditë historike, Maqedonia nënshkroi marrëveshjen për emrin me Greqinë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button