Kampionati Botëror 2018, nesër 3 ndeshje

Në Kampionatin Botëror “Rusi 2018” nesër do të zhvillohen 3 ndeshje në grupet F dhe G, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja e parë do të zhvillohet mes Suedisë dhe Koresë së Jugut në grupin F. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Nizhny Novgorod” të qytetit Nizhny Novgorod, në ora 14:00.

Ndeshja e dytë do të jetë mes Belgjikës, e cila është në vendin e 3-të në renditjen botërore dhe Panamasë, e cila për herë të parë merr pjesë në një kampionat botëror. Ndeshja do të jetë e para në grupin G, ndërsa do të zhvillohet në stadiumin “Fisht” në qytetin Soçi, në ora 17:00.

Anglia e cila kampion bote ishte para 52 vitesh ndeshjen e parë do ta luajë nesër. Ndeshja në grupin G mes Anglisë dhe Tunizisë do të zhvillohet në stadiumin “Volgograd Arena” me fillim në ora 20:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button