Borisov përshëndet marrëveshjen, hap drejt NATO-s dhe BE-së

Kryeministri bullgar Bojko Borisov përshëndeti kryeministrin Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, si dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, për marrëveshjen midis dy vendeve e cila u nënshkrua  sot në Prespë, përcjell Alsat M. 

“I përshëndes kryeministrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, si edhe ministrat e tyre të Punëve të Jashtme, për hapin e rëndësishëm dhe të guximshëm të cilin së bashku e bënë sot”, ka shkruar Borisov në Fejsbuk.

“Marrëveshja për çështjen e emrit e hap rrugën e Republikës së Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s. Bullgaria gjithmonë e ka përkrahur fqinjin tonë në këtë rrugë. Më e rëndësishme është që qytetarët e të gjitha vendeve të Ballkanit të kuptojnë se kjo marrëveshje nuk do të çojë në pretendime territoriale ose probleme në të ardhmen, përkundrazi – kjo do të na ndihmojë të jetojmë së bashku më mirë”, shkruan Borisov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button