Ratifikimi i marrëveshjes me Greqinë, nesër në Kuvend

Kuvendi i Maqedonisë ka pranuar propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për zgjidhjen e dallimeve me Greqinë, të miratuar sot nga Qeveria, raporton Portalb.mk.

Meqë ai mban flamurin evropian, i njëjti për Komision amë do ta ketë atë për Çështje Evropiane (KÇE).

Seanca e KÇE-së do të jetë nesër, e martë, në ora 11:00.

“Janë duke u bërë përgatitjet për shpërndarje të materialit te deputetët. Në bazë të shpërndarje së materialit të deputetëve pason konvokimi i seancës të cilën e planifikoj për ditën e nesërme në ora 11:00. Sipas gjasave, për faktin që materiali është pranuar me yll evropian dhe me procedurë të shkurtuar, do t’i dedikohet Komisionit për çështje evropiane. Nëse nuk gabohem, brenda dy ditëve debat në Komision duhet të përmbyllet për faktin se është me procedurë të shkurtuar. Nuk dua të prejudikoj paraprakisht. Procedurat janë të parapara me Rregullore kështu që nuk duhet të ketë arsye për pengesa procedurale për çështje që janë të rregulluara me ligj”, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit, për Alsat.

_____________________

11:30 – Në seancën e 74-të qeveritare, është aprovuar marrëveshja e nënshkruar për emrin Maqedonia e Veriut. Pas kësaj, e njëjta do të dorëzohet në Kuvendin e Maqedonisë, në formë të propozim-ligjit për votim në seancë plenare, raporton Portalb.mk.

Propozimi mban flamurin evropian.

“Në seancën e 74-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka shqyrtuar dhe aprovuar propozim-ligjin për ratifikim të marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve, siç përshkruhet në Rezolutën e Këshillit të Kombeve të Bashkuara 817 (1993) dhe 845 (1993), ndërprerje të Kornizës Kohore të vitit 1995 dhe vendosjen të partneritetit strategjik ndërmjet palëve, me propozim të Ministrisë për Punë të Jashtme. Propozim-ligji për ratifikim do të dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Vendosja e flamurit evropian shmang debatin kuvendor, Milloshoski: nuk është befasi

“Nuk ka dilema, Komisionin amë e vendos kryetari i Kuvendit, në bazë të propozim-ligjit të dorëzuar, në pajtueshmëri me Rregulloren e Kuvendit”, deklaroi kordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev.

___________________________________________________________________

09:35 – Qeveria e Maqedonisë ka nisur seancën në të cilën duhet të miratohet marrëveshja për emrin, e nënshkruar dje në Prespë, njofton Portalb.mk.

Marrëveshja për emrin e Maqedonisë u nënshkrua nga ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, dhe homologut të tij nga Greqia, Nikos Koxias, në shoqëri të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, dhe atij të Greqisë, Aleksis Cipras.

I pranishëm në ngjarje dhe duke dëshmuar me nënshkrim ishte edhe ndërmjetësi i OKB-së, Methju Nimic.

Përndryshe, pasi marrëveshja për emrin të marrë dritë jeshile në Qeverinë e Maqedonisë, e njëjta pritet të kalojë në Kuvendin e Maqedonisë, më së voni ditën e mërkurë.

Për miratimin nevojitet shumicë e thjeshtë, gjegjësisht shumica e të pranishmëve në sallë. Nga kuorumi minimum i 61 deputetëve, 31 nevojitet që të votojnë ‘për’.

Sipas procedurave, pas kësaj ligji dërgohet në presidencë.

Presidenti Ivanov në afat prej shtatë ditëve duhet të nënshkruajë të njëjtin. Përderisa Ivanov përdor të drejtën e vetos, marrëveshja kthehet prapë në procedurë parlamentare, ndërsa atëherë do të nevojiten minimum 61 vota të deputetëve për miratimin e ligjit dhe i njëjti përsëri kthehet tek presidenti, i cili sipas kushtetutës është i obliguar që ta nënshkruajë.

Mirëpo presidenti Ivanov tashmë ka bërë të ditur qëndrimin e tij se nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të tillë.

Implementimi i marrëveshjes do të zhvillohet në disa etapa.

Do të hyjë në fuqi pasi dyja palët do ta pranojnë në përputhje me procedurat e brendshme, ndërsa përderisa cilado palë nuk e pranon marrëveshjen atëherë ajo nënkupton se e njëjta nuk vlen.

Qytetarët do të thonë fjalën e tyre në referendum, i cili pritet të mbahet në shtator ose tetor.

Ditë historike, Maqedonia nënshkroi marrëveshjen për emrin me Greqinë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button